Të fundit

Fifi flet për momentin e alivanosjes në BBV

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Fifi mbete ndër personazhet më të komentuar në media dhe kjo edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP një vit më parë.

Artistja nga Ferizja ishte në mesin e figurave të njohura të muzikës, aktrimit, dhe botë së televizionit që iu bashkua eksperiencës së ‘reality-show’-ut.

Brenda pak javës, autorja e “Diell” u kthye ndër emrat më të përfolur në shtëpi për shkak të debateve dhe reagimeve që bënte me ish-banorët e tjerë, ajo në shumë raste tregoi anën e saj të ndjeshme, por edhe atë temperamente.

“Janë kënaqur shumë njerëz kur më ka rënë të fikët, është shumë e dhimbshme nëse dikush të thotë ishalla nuk qohesh nga aty, ka pas nga publiku, por besoi edhe ata që kanë qenë brenda janë kënaqur. Mendoj se shumica e njerëzve kanë menduar që kam aktruar, ata që më njohin e dinë se sa shume e vuaj pjesën e alivanosjes, nuk kam aktruar dhe nuk mund ta bind askënd për këtë, maksimumi që mund të them ata që e kanë provuar ma din dhimbjen, është sikur ajo shprehja e Nastradinit: A ke rënë nga dardha? Jo, e atëherë nuk e di”, ka thënë Fifi.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci