Brazili ka fituar me rezultat 1:0 përball Zvicrës në xhiron e dytë të Kampionatit Botëror.
Golin e fitores për Brazilin e shënoi Casemiro.
Mesfushori i Real Madridit shënoi në minutën e 83-të.
Për Brazilin më herët kishte shënuar edhe Vinisius por goli i tij ishte anuluar për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore Brazili kalon tutje në fazën e radhës, ndërsa për fatin e Zvicrës do vendoset në xhiron e fundit në ndeshjen kundër Serbisë.
