Të fundit

Zbulohet arsyeja pse Shaqiri nuk luan nga fillimi ndaj Brazilit

Përfaqësuesja e Zvicrës e zhvillon sot ndeshjen e dytë në Grupin G të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Helvetikët” do të përballen me Brazilin. Ndeshja do të zhvillohet në “Stadium 974”, nga ora 17:00.

Minuta më parë u zbuluan formacionet zyrtare për këtë ndeshje, teksa në 11-shet startuese nuk figuron emri i Xherdan Shaqirit.

Futbollisti nga Kosova është megjithatë në bankën e rezervistëve, por nuk dihet nëse do të ketë minuta për të, shkruan Express, transmeton Paparaci.

“Blick” ka raportuar se Shaqiri ka shqetësim me një lëndim në kofshë.

Mbetet të mësohet më vonë se sa serioz është lëndimi i 31-vjeçarit, i cili padyshim se është njëri prej futbollistëve kyç te Zvicra.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci