Të fundit

Gërvalla për Daçiqin: S’durohej prania e “Sllobës së vogël” në panel

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur për reagimin e saj që e ka bërë sot në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt (PSVI), në Londër, ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, të cilin e ka quajtur “arkitekt të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor”.

Ajo ka theksuar se prania e Daçiq në atë panel ka qenë një fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë.

“Reagimi ka qenë shumë i natyrshëm sepse është pikërisht pritja që viktimat të mos kenë nevojë të ballafaqohen pikërisht me autorët e krimeve, as me ata që i kryejnë krimet direkt, por as edhe me ata që kontribuuan në forma të ndryshme që këto krime të jenë të mundshme”.

“Natyrisht, që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, si dorë e djathtë e Sllobodan Millosheviqit ose siç publiku në Serbi e thërret si “Slloba i vogël”, ka qenë një prej autorëve kryesor të krimeve të gjenocidit si në Bosnje Hercegovinë, ashtu edhe në Kosovë. Dhe prandaj, vet prania e tij në sallë, aq më tepër, prania e tij si panelist në këtë konferencë kaq të rëndësishme ka qenë një fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë”, ka thënë Gërvalla-Schwarz për Klan Kosova.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci