Pas hapjes së procedurave disiplinore ndaj Serbisë, shtëpia botërore e futbollit, FIFA ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj Kroacisë.
Procedura disiplinore ndaj Kroacisë është hapur për shkak të talljeve të tifozëve të saj ndaj portierit të Kanadasë, i cili ka lidhje familjare serbe.
FIFA njoftoi se ka futur Federatën kroate në disiplinor “për shkak të sjelljes së tifozëve” duke cituar rregulloren në lidhje me diskriminimin dhe sigurinë nëpër ndeshje.
Portieri i Kanadasë, Milan Borjan ka lindur në një rajon etnik serb të Kroacisë dhe u largua nga vendlindja në vitet e 90-ta.
Gjatë fitores së Kroacisë 4:1 ndaj Kanadasë, tifozët kroatë janë tallur gjatë tërë kohës me portierin Borjan, i cili është pjesë e ekipit nga Serbia, Cërvena Zvezdës.
