Të fundit

Grupi B: Amerika eliminon Iranin, Anglia në 1/8-ën e finales

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi mësuar kombëtaret e radhës të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje.

Në kuadër të Grupit B të këtij Botërori, Anglia e ka siguruar kualifikimin tutje me fitore ndaj Uellsit, kurse Amerika e ka eliminuar Iranin.

Anglia e mposhti Uellsin me rezultat 3:0, ku golashënues ishin Rashford me dy gola (minuta e 50’ dhe 68’) dhe Phil Foden me golin e tij në minutën e 50’.

Po ashtu, krahas kësaj përballje u zhvillua edhe ndeshja interesante mes Iranit dhe Amerikës, ku kjo e fundit ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi ylli i Chelseat, Christian Pulisic i cili vulosi fitoren e Amerikës në minutën e 38’.

Me fitoret e sotme, Anglia dhe Amerika vazhdojnë në fazën e 1/8-ës së finales së këtij Botërori, kurse Uellsi e Irani përshëndeten pasi përfundojnë në pozitat tre dhe katër në tabelë.

Anglia e kryeson Grupin B me shtatë pikë, dy më shumë se Amerika në vendin e dytë.

Rezultatet finale

Irani 0:1 Amerika

Uellsi 0:3 Anglia

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci