Të fundit

Këto janë ndeshjet e para të eliminimit direkt në Botërorin “Katar 2022”

Grupet A dhe B përfunduan sot xhirot e tyre në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku kemi mësuar kombëtaret të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje si dhe çiftet e para të fazës së eliminimit direkt.

Senegali dhe Holanda ishin dy vendet të cilat u kualifikuan nga Grupi A, ku holandezët mposhtën 2:0 Katarin, kurse Senegali eliminoi Ekuadorin duke e mposhtur 2:1.

Ndërkaq te Grupi B, Anglia dhe Amerika siguruan kualifikimin tutje, ku “Tre Luanët” mposhtën 3:0 Uellsin, kurse amerikanët shënuan fitore minimale 1:0 kundër Iranit.

Tani, në fazën e eliminimit direkt Anglia do të përballet me Kombëtaren e Senegalit, kurse Amerika do ta ketë një test tejet të vështirë, pasi që do të përballet me Holandën.

Faza e eliminimit direkt

Anglia – Senegali

Amerika – Holanda

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci