Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka përfunduar sot kontratën me FSHF-në.
Tashmë duket se Reja nuk e ka vazhduar kontratën dhe Shqipëria ka mbetur zyrtarisht pa trajneri, raporton ABC News, transmeton Paparaci.
77-vjeçari sot ka ditën e tij të fundit në drejtimin e Shqipërisë, ndërsa emrat që priten ta zëvendësojnë atë nuk mungojnë, duke nisur nga Di Biaggio te Cambiasso, apo edhe ndonjë personazh tjetër i njohur.
Reja në deklaratat e fundit shprehu hapur dëshirën e tij për të vazhduar, por sa duket nuk ka më kohë për teknikun e madh Italian.
