Të fundit

Për herë të parë në histori një gjyqtare femër do të ndajë drejtësinë në Botëror

Ekipi i gjyqtareve femra në krye me gjyqtaren kryesore, Stephanie Frappart do të drejtojë ndeshjen e Kupës së Botës të së enjtes mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë në Katar.

Frappart do të bëhet femra e parë që do ta ketë këtë rol kryesor në një Kupë Bote për meshkuj.

Pak më herët francezja u bë gjyqtarja e parë në përgjithësi në kampionatin botëror të meshkujve, sepse kishte rolin e arbitrit të katërt në ndeshjen mes Meksikës dhe Polonisë.

“Është e qartë për ne që ka presion. Megjithatë, kjo nuk do të na ndryshojë. Ne do të jemi të qetë, të përqendruar dhe nuk do të mendojmë shumë për mediat dhe pjesën tjetër, ne do të fokusohemi vetëm në fushë,” tha Frappart për BBC Sport. .

Ajo do të ndihmohet nga kolegët Neuza Back dhe Karen Diaz Medina kur të enjten të fillojë ndeshja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë në stadiumin Al Bayt.

Ajo ishte gruaja e parë që drejtoi në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për meshkuj dhe kjo ndodhi në vitin 2020.

38-vjeçarja franceze ishte gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të madhe futbolli për meshkuj kur Liverpool dhe Chelsea u takuan në Superkupën e UEFA-s në 2019.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci