Të fundit

Gashi – Kurtit: Dialogu, dialogu, tap në pozitën e kryeministrit – i harrove krejt

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen në dialogun me Serbinë.

Sipas Gashit, Kurti sa ka qenë në opozitë çdo herë e ka kritikuar pozitën për mënyrën se si po dialogun me Serbinë.

“Kur ka qenë në opozitë ka thënë se nuk dua dialog pa kërkim falje nga Serbia, tash po bën dialog”.

“Problemi është diku tjetër sepse ndryshoi qasja në dialog. Sot kemi pajtimin e të dyja palëve për marrëveshje të qëndrueshme që Kurti na thotë se janë parime të bukura të shkruara, jo marrëveshje finale”.

“A është në interes të Kosovës që të mbahet hapur çështja e dialogut me Serbinë edhe për 10 vitet e ardhshme. Cila është platforma juaj kryeministër?

“Dialogu, dialogu, na akuzoje neve, tap në pozitën e kryeministrit, i harrove krejt”.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci