Të fundit

Dodik: Derisa ekziston Republika Serbe BeH nuk do ta njohin Kosovën

Në vazhdën e propagandës së ashpër të shërbëtorëve të Vuçiqit ndaj Kosovës, sot është lajmëruar edhe “palaçoja e Putinit në Ballkan”, Millorad Dodik duke pretenduar se Kurti “po e frikëson botën me Republikën serbe dhe se këtë e bënë me pretekst që të mos përmbushë obligimet e marra nga Marrëveshja e Brukselit, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

“Republika Serbe ka qeverinë e saj, të cilën e fiton në zgjedhje demokratike dhe politika e saj nuk është e diktuar nga jashtë, madje as nga Beogradi siç pretendon Kurti”, ka pretenduar Dodik në një deklaratë për mediat e atjeshme serbe, kur u pyet për të komentuar deklaratën e Kurtit se për shkak të përvojës së hidhur nga BeH nuk do të lejojë formimin e një komuniteti të komunave serbe në Kosovë, sepse nuk dëshiron që Serbia të kopjojë modelin e Republikës Serbe, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se “me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, Prishtina ka marrë përsipër të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjë që Kurti e refuzon me këmbëngulje dhe se kjo nuk ka të bëjë fare me Republikën Serbe e as me Serbinë”.

Dodik ka thënë se është plotësisht e kuptueshme që Kurti kërkon fajtorët në Beograd, “kur dihet se shtetin e tij të rremë e ka vjedhur prej Serbisë dhe tani po bërtet nëpër rajon “kapeni hajnin”

Ai gjithashtu ka pretenduar se “derisa ekziston Republika Serbe, Bosnja dhe Hercegovina kurrë nuk do ta njohin Kosovën”./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci