Të fundit

Kurti: I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë në rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, duhet të japë dorëheqje.

Në një shkrim në Facebook, Kurti ka thënë se ka miratuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje. Ndër kërkesat ka përmendur edhe ndarjen urgjente të buxhetit për zbatim të Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjykate.

“Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”, ka përfunduar ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci