Pjesa e parë e takimit mes Zvicrës e Serbisë ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.
Xherdan Shaqiri zhbllokoi rezultatin duke realizuar një supergol në minutën e 20-të të ndeshjes.
Serbia arriti ta përmbysë rezultatin me dy gola por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë.
Sulmuesi zviceran, Breel Embolo realizoi një tjetër gol duke barazuar shifrat pak para se të shkonin në pushim mes pjesëve.
