Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore me rezultat 2:3 ndaj Serbisë duke i eliminuar ata nga Kupa e Botës.
Xherdan Shaqiri zhbllokoi rezultatin duke realizuar një supergol në minutën e 20-të të ndeshjes.
Serbia arriti ta përmbysë rezultatin me dy gola por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë.
Sulmuesi zviceran, Breel Embolo realizoi një tjetër gol duke barazuar shifrat pak para se të shkonin në pushim mes pjesëve.
Me të filluar pjesa e dytë shënoi edhe Remo Freuler duke marrë fitoren për Zvicrën.
Xhaka ishte provokuar gjatë tërë kohës mirëpo ai arriti ta kalojë më së miri këtë situatë.
Në 1/8 e finales Zvicra do të ketë përball Portugalinë.
