Zvicra siguroi mbrëmë një vend në 1/8 e finales së Kupës së Botës, mirëpo në Zvicër janë të frikësuar për vazhdimin e kampionatit pasi i tremben një dënimi ndaj kapitenit tyre, Granit Xhaka.
Xhaka ishte protagonist në fitoren ndaj Serbisë mbrëmë, teksa u shpall edhe lojtari i ndeshjes, por ai rrezikon dënim nga FIFA për shkak të disa gjesteve gjatë ndeshjes.
Pas protestave nga banka rezervë e serbëve, Xhaka kapi organin gjenital, derisa pati një përplasje me ta edhe në fundin e ndeshjes.
Por fitorja e arritur bëri që Xhaka të festonte me fanellën e Jasharit (Ardon Jashari), në fund të sfidës. Këtë gjest Xhaka e bëri për ta kujtuar familjen heroike të Adem Jasharit, por ai në deklaratë tregoi se nuk kishte të bënte për politikë, por thjesht për ta përkrahur shokun e tij të skuadrës, Ardon Jasharin.
Serbët e kanë marrë këtë si provokim dhe mediat në Zvicër po i frikësohen faktit se FIFA mund të hapë hetime në drejtim të kapitenit Granit Xhaka.
Gazetat e mëdha zvicerane Blick dhe 20min.ch, kanë raportuar se Xhaka mund të rrezikojë dënimin, por më shumë për gjestin e bërë duke kapur organin gjenital se sa për fanellën Jashari.
Por edhe në rast se dënohet Graniti, nuk pritet të jetë ndonjë dënim i madh apo me ndonjë ndeshje mos lojë.
Në vitin 2019 trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone festoi një gol të skuadrës së tij duke kapur organin gjenital, por UEFA e dënoi vetëm me 20 mijë euro.
Gjithsesi Graniti e arriti qëllimin e tij t’ia tregoj vendin serbëve, por edhe të festoj me një mbiemër legjendar në fanellë si Jashari.
