Granit Xhaka ishte protagonist në fitoren e Zvicrës me rezultat 2:3 ndaj Serbisë mbrëmë.
Ndonëse nuk shënoi ndonjë gol, Xhaka ndihmoi ekipin në çdo pjesë të fushë për çka u shpall edhe lojtari i ndeshjes.
Mesfushori me prejardhje shqiptare gjatë tërë kohë ndodhej nën provokimet e futbollistëve serbë, mirëpo me eksperiencën e tij ai arriti ti tejkaloj më së miri ato.
Në pamjet e publikuara së fundmi shihet qartë se si portieri serb kishte kapur për fyti Xhakën, ku pranë tij ndodheshin edhe tre futbollistë tjerë serbë.
Granit Xhaka risked it all 😅 pic.twitter.com/CTVlVcB2Ga
— GOAL (@goal) December 3, 2022
Në fundin e ndeshjes Xhaka doli fitimtar teksa festën e tij e filloi me fanellën e JASHARIT.
Në 1/8 e finales, Zvicra përball do të ketë Portugalinë.
