Të fundit

Kukësi akuzon për shpifje futbollistin Zhivkoviq, paralajmërojn padi

Klubi i futbollit Kukësi ka reaguar pas lajmeve se drejtuesit e klubit kanë sulmuar futbollistin Ante Zivkovic, pasi ky i fundit kishte kërkuar parat që i kishin mbetur borxh.

Përmes një reagimi zyrtar, Kukësi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e publikuara duke thënë se ata kanë mbyllur bashkëpunimin sipas kontratës.

“Futboll Klub Kukësi hedh poshtë të gjitha akuzat e publikuara ditën e sotme në media nga futbollisti Ante Zivkovic për kërcënime dhe dhunë nga ana e klubit! Sulmuesit Zivkovic i është komunikuar nga klubi se nuk bën pjesë në planet e klubit dhe është thirrur për të mbyllur bashkëpunimin në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë, klubi i ka paguar futbollistit shumën e parashikuar në kontratë për mbylljen e bashkëpunimet”, thuhet në reagimin e Kukësit.

Në reagimin e klubit, thuhet se ata do të padisin lojtarin për prishje të imazhit për shkak të shpifjeve.

“Për shkak se klubi e ka larguar futbollistin si të padëshiruar, Zivkovic ka hedhur akuza të pabaza ndaj Kukësit duke tentuar të dëmtojë imazhin. Për deklaratat e dhëna dhe akuzat e hedhura, klubi i Kukësit do ti drejtohet instancave më të larta për prishje imazhi. Për këtë, FK Kukësi ju garanton se gjithçka ka ndodhur është e faktuar me pamje filmike dhe provat do të vihen në shërbim të instancave përgjegjëse. Klubi i Kukësit ka qenë ndër vite një klub korrekt me futbollistët dhe jo vetëm e kurrë nuk mund të lejojë që një futbollist i larguar, të tentojë të prishë imazhin e klubit”, mbyllet reagimin i Kukësit.

Lexo edhe 

Drejtuesit e klubit shqiptar dyshohet se rrahën futbollistin kroat për shkak të kontratës

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci