Të fundit

Francë-Poloni, formacionet zyrtare

Franca dhe Polonia do të luftojnë kokë më kokë për të siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Ballafaqimi ndërmjet tyre pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, sidomos për shkak të cilësive të mëdha që të dy kombëtaret i kanë në fazën ofensive.

Franca që është kampion bote në fuqi shihet si favorit për të vazhduar tutje, por Robert Lewandowski me shokë do të kërkojnë që t’ia ndalojnë këtë objektiv.

Karim Benzema dhe Lucas Hernandez janë mungesat në radhët e francezëve, kurse polakët janë të kompletuar për këtë sfidë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Franca: : Lloris, Kounde, Upamecano, Varane, Th.Hernandez, Rabiot, Tchouameni, Griezmann, Dembele, Giroud, Mbappe.

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash; Frankowski, Kaminski, Krychowiak, Zielinski; Szymanski; Lewandowski

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci