Të fundit

Zyrtare: Albert Bunjaki e lë Kosovën, emërohet trajner në Suedi

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki është zyrtarizuar si trajner i ekipit suedez Karlstad BK.

Bunjaki që së fundmi ishte selektor i përkohshëm i Kosovës U21, karrierën e tij tashmë do ta vazhdojë në Suedi.

Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate dhe në periudhë dhjetë vjeçare synon të fitoj kampionatin elitar suedez.

Karlstad BK aktualisht garon në Divizionin 1 – Norrda, ose ligën e tretë.

Përpos Bunajkit, Karlstad BK ka zyrtarizuar edhe drejtorin e ri sportiv, e që është Sven-Goran Eriksson. Në të kaluarën ai ishte trajner i ekipeve të mëdha evropiane Roma, Fiorentina, Lazio, Manchester City e disa të tjera, si dhe i kombëtares Angleze dhe asaj Meksikane.

Bunjaki ka qenë trajner te Kosova A nga viti 2009 deri më 2017.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci