Përveç kohës së rregullt, edhe vazhdimet dështuan ta përcaktojnë fituesin në përballjen mes Marokut dhe Spanjës.
Pas 120’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Maroku dhe Spanja kanë dështuar ta gjejnë golin e fitores, ku ndeshja mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.
Të dy kombëtaret ishin shumë pranë për ta gjetur golin në këtë ndeshje, por që nuk arritën të mposhtin portierët si Bonon e Marokut dhe Simon të Spanjës.
Fituesi dhe çerekfinalisti i radhës do të përcaktohet përmes penalltive.
