Të fundit

Enrique: Përgjegjësia është e imja, javën e ardhshme flasim për të ardhmen time

Ëndrra e Spanjës për triumf në Kampionatin Botëror “Katar 2022” përfundoi sot, pasi që u eliminua nga Kombëtarja e Marokut.

Spanja është eliminuar nga ky Botëror përmes penalltive, ku Maroku shënoi fitore me shifrat 3:0.

Përgjatë 120’ minutave nuk kishte gola nga të dyja kombëtaret, ku u nevojitën penalltitë për ta mësuar çerekfinalistin e radhës, në të cilat më i suksesshëm u tregua Maroku.

Pas ndeshjes, Luis Enrique foli për të ardhmen e tij te Kombëtarja e Spanjës, si dhe e pranoi se eliminimi i sotëm është plotësisht përgjegjësia e tij.

“Javën e ardhshme do të flasim dhe do të diskutojmë për të ardhmen time, tani nuk është momenti i duhur. Unë jam përgjegjës për sot”, tha Enrique.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci