Cristiano Ronaldo doli nga fusha i vetëm, ndërsa pjesa tjetër e ekipit të Portugalisë po festonin fitoren 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Kapiteni portugez duartrokiti tifozët dhe u largua menjëherë drejt dhomës së zhveshjes me të përfunduar ndeshja kundër Zvicrës të martën mbrëma.
Ish-ylli i Manchester United kaloi pranë këndit të mediave pa dhënë ndonjë opinion.
You know what I find disappointing? Seen headlines saying Cristiano Ronaldo walked off last night without acknowledging the Portugal fans which is not true. He didn’t celebrate with the rest of the players as he didn’t want to take their glory. He is for me a 🐐 pic.twitter.com/TlRgy3lEZn
— Frank Khalid (@FrankKhalidUK) December 7, 2022
37-vjeçari u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 73-të në fushë në ndeshjen kundër Zvicrës kur rezultati ishte 5:1.
Ai nuk është lënë jashtë një ndeshje të fazës nokaut që nga viti 2008 me Portugalinë.
Portugalia nuk e kishte problem pa të në skuadër, pasi zëvendësuesi i tij Gonçalo Ramos shënoi “hat-trick”, transmeton koha.
Selektori i Portugalisë, Fenando Santos kritikoi veprimet e Ronaldos pas largimit nga fusha në ndeshjen kundër Kores së Jugut.
— Hotbird (@Davenbort) December 6, 2022
