Fernando Santos, trajneri i Portugalisë ka thënë se Ronaldo nuk është inkuadruar nga fillimi mbrëmë në ndeshjen ndaj Zvicrës për arsye taktike.
E gjithë vëmendja mbrëmë ishte nga bankinat ku ishte i ulur ylli portugez, teksa nuk munguan hatërmbetjet se përse ai nuk është aktivizuar nga fillimi.
Megjithatë, Portugalia arriti të shënonte pesë gola pa Ronaldon duke shënuar fitoren më të thellë me rezultat 6:1 ndaj Zvicrës.
Santos ka pohuar se vendimi ishte tërësisht taktik, me zëvendësuesin e tij Goncalo Ramos që do të shënonte një het-trik historik, duke konfirmuar zgjedhjen e drejt të trajnerit portugez
“E kam shpjeguar tashmë situatën rreth mos inkuadrimit të Ronaldos, nuk do ta shpjegoj më. Ata janë lojtarë të ndryshëm. Ishte strategjia e lojës, të gjithë lojtarët janë ndryshe, kam inkuadruar edhe Dalotin, Raphaelin, por edhe Cancelo është një lojtar përrallor. Ishte ajo që mendoja se do të na duhej për këtë ndeshje kundër Zvicrës”, ka thënë fillimisht Santos pas ndeshjes.
“Nuk ka asnjë problem mes Fernando Santos dhe kapitenit të ekipit kombëtar ne kemi qenë miq për shumë vite. Lojtarët marrin vendime. Gjërat nuk ndikojnë tek ne”.
“Unë tashmë e shpjegova, ajo pjesë ishte plotësisht e zgjidhur dhe ai dha një shembull të shkëlqyer të një kapiteni të madh”, përfundoi trajneri portugez.
Ronaldo ishte dukshëm i frustruar në humbjen 2-1 të Portugalisë ndaj Koresë së Jugut dhe dukej sërish i pakënaqur pasi mbërriti në stadiumin Lusail në Katar për ndeshjen e tyre ndaj Zvicrës.
Çështjet e qëndrimit të 37-vjeçarit janë një temë e vazhdueshme bisede, veçanërisht pas largimit jo të mirë të tij nga Manchester United.
