Sulmuesi francez, Kylian Mbappe nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit pak ditë para përballjes kundër Anglisë, duke ngjallur kështu frikë në repartin francez.
Kampioni francez prej disa kohësh ka patur dhimbje në kyçin e këmbës, të cilat megjithatë nuk e kanë penguar në katër ndeshjet e para të Botërorit.
Sipas stafit mjekësor të Francës, sulmuesi ka bërë ushtrime në palestër për të rigjetur forcat pas atij angazhimi maksimal në fitoren e arritur në ndeshjen kundër Polonisë.
Ende nuk dihet nëse Mbappe ka diçka serioze apo jo, por në rast se ai del të jetë i lënduar do të ishte një mungesë shumë e madhe për Francën.
Më 10 dhjetor, Franca do të takohet me Anglinë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës “Qatar 2022”.
