Sulmuesi i Marokut, Angers Sofiane Boufal ia ka dedikuar fitoren e mbrëmshme ndaj Sapanjës të gjithë arabëve dhe myslimanëve në botë.
Maroku arriti ta eliminojë Spanjën nga Kupa e Botës, që në fillim llogaritej si favoritja kryesore për ta fituar trofeun e çmueshëm. Marokenët triumfuan pas penalltive, me rezultat final 3:0.
Sulmuesi, Angers Sofiane Boufal luajti për më shumë se një orë dhe tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa pas lojës ia ka dedikuar myslimanëve fitoren.
“Faleminderit të gjithë marokenëve në mbarë botën për mbështetjen e tyre, të gjithë arabëve, të gjithë myslimanëve. Kjo fitore ju përket juve,” tha Boufal për beIN Sports, transmeton Paparaci.
Maroku barazoi sukseset më të mëdha të futbollit afrikan dhe para tyre këtë arritën Kameruni, Senegali dhe Gana.
Portieri Bono shkëlqeu kundër Spanjës, duke shpëtuar dy goditjet e spanjollëve në penallti.
Boufal dhe shokët e tij do të kenë një shans për një mrekulli të re në çerekfinale, ku do të takohen me Portugalinë.
