Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo nuk ka pranuar të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit sot, ndërsa ka vendosur të shkojë në palestër edhe pse nuk kishte ndonjë ankesë për lëndim.
Sipas Marca, ish-sulmuesi i Manchester United po vazhdon të shkaktojë bujë në Katar, duke mos u paraqitur në stërvitje me ekipin.
Ronaldo u la në stol mbrëmë në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku zëvendësuesi i tij, Goncalo Ramos shënoi hat-trick.
Gazeta spanjolle pretendon se Ronaldo në vend të stërvitjes shkoi në një seancë palestër me intensitet të ulët, pavarësisht se luajti më pak se 20 minuta kundër Zvicrës si zëvendësues.
Kuptohet se kampi i Portugalisë ishte ‘befasuar’ kur nuk e pa Ronaldon në mesin e zëvendësuesve në fushë, duke pranuar se ai nuk ndjeu asnjë shqetësim dhe ishte në gjendje perfekte për t’u stërvitur.
Vendimi i Santos për të hequr ikonën i dha fund serisë së Ronaldos prej 31 ndeshjesh të nisura në turnetë e mëdha.
Sulmuesi portugez nuk kishte nisur një ndeshje ndërkombëtare nga pankina në një kompeticion të madh që nga Euro 2008, që për ironi të fatit erdhi kundër zviceranëve.
