Të fundit

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Haxhiu nxjerr emrat e 4 zyrtarëve të suspenduar

Janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore pas informacionit se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, ka bërë të ditur të enjten Ministria e Drejtësisë,

Sipas njoftimit, pezullimi është bërë me vendim të Komisionit Disiplinor të Institutit për Mjekësi Ligjore.

Emrat e të pezulluarve janë bërë të ditur edhe nga vet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Të pëzulluarit, sipas kësaj ministrie janë Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë, si dhe Ilirjana Shala, Kimiste.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci