Të fundit

Aktorja që ndryshoi skenarin e filmit vetëm që të puthte Brad Pitt

Margot Robbie dhe Brad Pitt luajnë në filmin e ri ‘Babylon’, i cili do të shfaqet në kinema më 25 dhjetor. Çështja është se në kuadër të promovimit të filmit të ri, Margot Robbie foli si për “Babylon” dhe për bashkëpunimin e saj me Brad Pitt.

Mirëpo, Robbie, si shumë gra të tjera, vazhdojnë të ëndërrojnë një puthje me aktorin e famshëm. Madje, ajo zbuloi se skena me puthjen mes të dyve që shohim në film i takon asaj, pasi nuk ishte në skenar që në fillim.

Sipas Robbie, ajo gjithmonë ëndërronte të puthte Pitt, ndaj nuk e humbi rastin. Ajo iu afrua në mënyrë diskrete regjisorit Damien Chazelle dhe sugjeroi se do të ishte ideale nëse Brad dhe Robbie do të putheshin në kamera, duke plotësuar dëshirën e saj.

“Nuk ishte në skenar. Kur do të kem mundësinë të puth Brad Pitt? Unë thjesht do ta bëj”, ka rrëfyer ylli. Sa i përket reagimit të saj ndaj puthjes, Robbie theksoi: “Ishte shumë mirë!

Duke shpjeguar se si arriti të shtonte atë skenë të veçantë, aktorja e njohur shpjegoi: “Unë thashë, Damien, mendoj se Nelli do të shkojë dhe do të puth Jack dhe Damien më tha ‘mundet, oh prit! Ju thjesht dëshironi të puthni Brad Pitt!. Dhe unë i thashë “mirë, më padit mua”. Kjo mundësi mund të mos më jepet më”.

Pas dublës së parë, drejtori Damnien Chazelle u bind se kjo ishte lëvizja e duhur, kështu që ai i kërkoi ta ripërsërisnin: “Bëjeni përsëri. Kjo me të vërtetë funksionon!” vuri në dukje regjisori.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci