Të fundit

Petkoviq: Ky është apel i fundit për Perëndimin, nuk do të durojmë më dhunën e Kurtit

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se dje “të gjithë kanë mundur të shohin sulmin e sinkronizuar të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj serbëve në veri dhe në jug të Ibrit”.

“Ata në Prishtinë nuk hezitojnë për asgjë, kanë pushtuar Hoçën e Madhe sepse pronari i verarisë Petroviq nuk ka paguar njëfarë tatimi dhe akcize, që nga pandemia e koronavirusit ai nuk e ka shitur atë verë, e ka mbajtur në bodrum. Edhe pse ai u përpoq të merret vesh me ta, ata nuk donin ta dëgjonin, përkundrazi i konfiskuan 42.000 litra verë nga ai. Mënyra se si e bënë këtë ishte e vrazhdë, ata derdhën 25 lloje të verës në një cisternë”, ka pretenduar Petkoviq.

Ai thotë se “askush nuk mund ta kuptojë se çfarë po bën Kurti”, transmeton Paparaci.

“Kjo është thirrja jonë e fundit për komunitetin ndërkombëtar, sepse populli nuk do të durojë më mizorinë e Albin Kurtit”, si zakonisht Petkoviq përdorë kërcënimet boshe për konsum politik të brendshëm.

Petkoviq ka pretenduar se “hyrja Policisë së Kosovës në oborrin e çerdhes dhe në Leposaviq ka qenë një provokim i pastër”.

“Ata këtë e bëjnë me qëllim, duan të shkaktojnë incidente, të shkaktojnë një krizë të re, të trembin njerëzit. Arsyeja e kësaj ka qenë një grabitje dhe më vonë doli se vetura ka ardhur nga jugu dhe kur nuk kanë mundur ta grabitin bankën, ajo u nis për në jug të Mitrovicës. Ideja ishte që të inskenohej e gjithë ngjarja për të filluar me veprimet që ndodhën gjatë mbrëmjes”, “shpjegon” Petkoviq./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci