Të fundit

Xhaka: Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale disa ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Zvicra u eliminua në fazën e 1/8-tës pasi u mposhten nga Portugalia me rezultat të thellë 6-1.

Disa ditë pas kësaj humbje, mesfushori shqiptar, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të bërë një reagim.

Kapiteni i Zvicrës ka falënderuar të gjithë për mbështetjen teksa shton se do të rikthehen edhe më të fortë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë për të ardhur keq që Kupa jonë e Botës përfundoi ashtu siç përfundoi. Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë turneut – kjo do të thotë vërtet shumë për ne. Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë, Përfaqësuesja e Zvicrës”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci