Të fundit

Të gjithë e kanë pritur: Daliç konfirmon një lajm fantastik për Modriçin

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliç ka konfirmuar se “ylli” i tyre, Luka Modriç do të vazhdojë me kombëtaren edhe pas Kupës së Botës.

Nën udhëheqjen e Modriç, Kroacia siguroi sot gjysmëfinalen e Kupës së Botës pasi eliminuan Brazilin, ndërsa katër vite më parë kishin arritur deri në finale.

Shumëkush kishte pritur që 37-vjeçari të pensionohet pas Kupës së Botës, mirëpo trajneri Zlatko Daliç konfirmoi se kapiteni kroat dhe ylli i Real Madridit do të vazhdojë të udhëheqë ekipin.

” Ai luajti 120 minuta, na çoi në fitore, shënoi një penallti kur duhej. Se ai luan është joreale. Nuk ishte i lodhur, nuk mungonte, nuk u ndal. Kur doja të ndryshoja, ai tha se ishte plotësisht gati. Të luash dy herë për 120 minuta në katër ditë është joreale – tha Daliq.

“Ai është një profesionist serioz, një zotëri me këpucë futbolli. Ai është maksimal në çdo stërvitje, punon edhe më shumë, individualisht. Vështirë se do të gjesh dikë në moshën 37-vjeçare që drejton kështu kombëtaren. Nuk është aspak normale, por Luka tregon cilësi. Disa filluan ta shlyejnë atë, por ai u kthye dhe e çoi Kroacinë në gjysmëfinale. Luka Modriq do ta drejtojë Kroacinë për një kohë të gjatë. Kështu po ju them – tha trajneri kroat.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci