Argjentina ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës pasi mposhti Holandën pas penalltive.
120 minutat e takimit u mbyllën me rezultat të barabartë 2:2, kurse në penallti triumfoi Argjentina me rezultat 3:2.
Nauhel Molina shënoi golin e parë për Argjentinën pas asistimit të Messit, ndërsa më vonë ai kishte dyfishuar shifrat.
Messi shënoi nga penalltia për 2:0.
Weghorst shënoi më pas dy gola për Holandën duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në gjysmëfinale, Argjentina do të ketë punë me Kroacinë që sot e eliminoi Brazilin.
