Të fundit

I festoi para fytyrës, Messi zbulon pse ishte i nervozuar me Van Gaalin

Lionel Messi ka qenë protagonist absolut në fitoren e Argjentinë ndaj Holandës dhe dërgimin e Kombëtares së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Ka qenë një ndeshje me shumë tensione ku nuk munguan disa herë përplasjet mes futbollistëve gjatë ndeshjes, por edhe pas ndeshjes.

Lionel Messi ka qenë shumë i nervozuar në këtë ndeshje përkundër shkëlqimit në fushë me një asistim dhe një gol.

Pas golit të shënuar, Messi shkoi dhe festoi para bankës së Holandës, pikërisht në fytyrën e trajnerit Louis Van Gaal.

Edhe pas përfundimit të ndeshjes Messi u afrua te banka rezervë e Holandës dhe pati disa fjalë për trajnerin holandez, i cili kishte dhënë disa deklarata të forta para ndeshjes, sidomos për yllin argjentinas.

Van Gaal kishte thënë se për dallim nga Argjentina, Holanda e tij di të luaj futboll dhe këtë do ta tregojë në fushë.

Shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ishte shumë i nervozuar, teksa pas ndeshjes tha se u pa që Holanda nuk luan futboll.

“Van Gaal tha se Holanda e tij di të luajë futboll, por nuk e pamë këtë sonte. Kishte futur vetëm futbollistë të gjatë dhe luanin vetëm me topin lart”, tha Messi.

Gjithsesi kapiteni i Argjentinës nuk zbuloi se çfarë i tha Van Gaalit, por nga pamjet filmike shihej duke i thënë se po flet shumë.

Ishte ndihmës trajneri i Holandës, Edgar Davids dhe pjesa tjetër e stafit që u munduan ta qetësonin Messin.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci