Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka vendosur përsëri të flas për Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi portugez është larguar nga klubi pas një interviste ekzkluzive ku shprehte paknaqësit e tij me klubin pasi sipas tij ai ndihej i tradhëtuar.
Mirëpo, tekniku i “Djajve të kuq” ka thënë se Ronaldo nuk i ka lajmëruar se ai është i pakënaqur, ndërsa kishte konfirmuar qëndrimin e tij në fillim të sezonit.
“Doja që Ronaldo të qëndronte që nga momenti i parë e deri më tani. Ai donte të largohej – por para intervistës, ai kurrë nuk më tha asgjë. Në verë Cristiano tha: Do t’ju them pas shtatë ditësh nëse dua të qëndroj. Pastaj u kthye dhe tha: Unë dua të qëndroj”, ka thënë Ten Hag.
Ronaldo dhe United kanë ndërprerë bashkëpunimin, ndërsa futbollisti nuk ka gjetur akoma një ekip për ta vazhduar karrierën e tij.
