Të fundit

Këshilltari i Blinkenit anulon vizitën në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nuk është pjesë e delegacionit amerikan që pritet të realizojnë sot takime me udhëheqësit shtetërorë të Kosovës.

Paparaci, nga burime të afërta me qeverinë dhe kuvendin, ka marrë vesh se këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit ka ‘anuluar’ ardhjen e tij në Prishtinë, pavarësisht se ishte raportuar për prezencën e tij në Prishtinë të hënën.

Ai ka shtyrë vizitën në Kosovë për shkak të infektimit të dyshuar të tij me infeksionin COVID-19.

Prijës i delegacionit amerikan në Prishtinë do të jetë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohet paraditen e së martës.

Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.

Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci