Të fundit

Kosova refuzoi miqësore me Marokun

Në fund të gushtit të vitit 2016, Kosova pati refuzuar miqësore me kombëtaren e Marokut, që sivjet mund ta prekë finalen e Kupës së Botës në Katar.

Koha Ditore raporton se  më 30 gusht të atij viti pati shkruar se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pasur ofertë që të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Marokut. Por një ndeshje me Marokun nuk e kishte preferuar përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki.

“Kemi pasur rast të luajmë ndeshje miqësore kundër Marokut, por nuk kemi pranuar. Ka qenë oferta para Shqipërisë, por shtabi teknik ka vlerësuar që nuk është mirë të luajmë 6-7 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Finlandës”, pati thënë Fadil Vokrri, ish-kryetari i FFK-së, dy vjet para vdekjes.

Maroku të mërkurën përballet me Francën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Fituesi do të përballet të dielën me Argjentinën në finalen e madhe.

Maroku është parë si befasia më e madhe e Botërorit, duke u bërë shteti i parë afrikan që ka prekur gjysmëfinalen.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci