Tifozët e klubit serb të basketbollit, Crvena Zvezda, iu gëzuan golit të dytë të Argjentinës ndaj Kroacisë, derisa po ndiqnin ndeshjen e skuadrës serbe ndaj Zalgirisit në EuroLeague.
Prezantuesi serb njoftoi sallën se Messi dhe shokët e tij po prinin 2:0 ndaj Kroacisë. Në atë moment, e gjithë salla u përgjigj duke brohoritur: “Argjentina, Argjentina”.
Gazeta kroate Veçernji List raporton se tifozët e Zvezdës kishin shkuar në ndeshje me shalle dhe flamuj të Argjentinës. Ata brohorisnin kundër Kroacisë pothuajse tërë kohën.
.@kkcrvenazvezda fans chant "Argentina! Argentina! 🇦🇷" in the last seconds of the game🗣️ pic.twitter.com/X0SiLnp4h3
— EuroLeague (@EuroLeague) December 13, 2022
Kujtojmë se Kroacia u eliminua nga Kupa e Botës në futboll pas humbjes 3:0 nga Argjentina të martën.
Argjentina do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes mes Francës dhe Marokut, ndërsa Kroacia do të luajë me humbësin e asaj ndeshje në garën për vendin e tretë të shtunën.
.@kkcrvenazvezda fans chant “Argentina! Argentina! 🇦🇷” in the last seconds of the game🗣️ pic.twitter.com/X0SiLnp4h3
— Turkish Airlines EuroLeague (@EuroLeague) December 13, 2022
