Sulmuesi portugez, Crisitnao Ronaldo është parë duke stërvitur në qendrën sportive të Real Madridit.
Ronaldo është eliminuar nga Kupa e Botës me Portugalinë, ndërsa pas largimit nga Manchester United ai akoma nuk ka përcaktuar ndonjë klub për ta vazhduar karrierën e tij.
Sipas raportimeve nga “Relevo”, Ronaldo është stërvitur në qendrën sportive të Real Madridit Valdebebas në orët e fundit.
Ylli portugez ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit për shkak të intervistës së tij ekskluzive ku shprehte pakënaqësitë me klubin e United.
Në intervistën e tij ai kishte pohuar se kohën më të mirë e kishte kaluar te gjigantët spanjoll, Real Madrid, ku sipas tij e kishin trajtuar si një “mbret”.
