Kombëtarja e Francës ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Botëror “Qatar 2022”, pasi mposhti në gjysmëfinale Marokun me rezultat 2:0.
Theo Hernandez arriti të zhbllokonte rezultatin në fillimin e takimit. Ai realizoi në minutën e pestë pas një topi të kthyer nga portieri pas goditjes së fortë nga Mbappe.
Franca krijoi edhe disa mundësi me Giroud që goditi shtyllën e Mbappen që ishte i pafat para portës, para se Maroku të fillonte sulmin.
El Yamiq goditi shtyllën për Marokun, ndërsa sulmuan frikshëm edhe në fillimin e pjesës së dytë.
Në minutën e 78-të, Randal Kolo Muani u inkuadrua në fushën e lojës dhe arriti të rezlionte gol vetëm pas një minuti.
Kolo Muani shënoi pas asistimit të Mbappes për rezultatin 2:0.
Franca shkon në finale për të dytin edicion me radhë, teksa atje e pret Argjentina që mbrëmë e mposhti Kroacinë.
