Tashmë janë mësuar edhe finalistët e Kupës së Botës, Argjentina dhe Franca, kurse do të luhet edhe për pozitën e tretë.
Maroku u eliminua sot nga Franca, ndërsa Kroacia ishte mposhtur dje nga Argjentina. Të dyja këto kombëtare do të luajnë përsëri të shtunën ku do të “luftohet” për pozitën e tretë në Kampionatin Botëror.
Maroku u mposht me rezultat 2:0, teksa Kroacia pësoi tre gola mbrëmë nga Argjentina.
Ndeshja mes Kroacisë dhe Marokut do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00.
