Përpos golave të shënuar nga Theo Hernandez dhe Kolo Muani që ia sollën fitoren Francës, ata hynë edhe në histori duke thyer disa rekorde.
Hernandez realizoi golin e parë në minutën e pestë, duke shënuar kështu golin e dytë më të shpejtë në një gjysmëfinale Botërori, pasi të parin e ka shënuar braziliani Vava më 1958-ën, pikërisht kundër Francës.
Edhe sulmuesi i Eintrachtit, Kolo Muani do ta mbajë mend gjatë këtë mbrëmje, pasi shënoi me prekjen e parë të topit, në minutën e 79’.
Muani kishte vetëm 44 sekonda në fushë, duke u bërë i treti futbollist që shënon më shpejt pas hyrjes në fushë, pas Morales në 2002-shin dhe Ebe Sand në 1998-ën.
