Të fundit

Kaos në Francë, përleshje mes tifozëve të Marokut dhe Francës

Trazirat kanë shpërthyer në qytetin francez, Montpellier, pas fitores së Francës kundër Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Franca e mposhti me rezultat 2:0 Marokun, duke siguruar kështu finalen e dytë me radhë në Kampionatin Botëror.

Ashtu edhe si ishte paralajmëruar tifozët e të dyja kombëtareve janë përleshur pas ndeshjes në qytetin francez.

Tifozët francezë dhe ata marokenë kanë filluar me hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të njëra-tjetrës.

Policia franceze e mobilizuar në maksimum për këtë ndeshje ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci