Futbollisti me prejardhje kosovar, Arijon Ibrahimoviç ka nënshkruar kontratë profesioniste me ekipin e parë të Bayern Munich.
Talenti 15-vjeçar tashmë ka filluar punën me ekipin e parë dhe trajneri, Julian Nagelsmann, ka mbetur i mahnitur me paraqitjet e tij në disa ndeshje miqësore.
Sipas gjigantit mediatik gjerman, Bild, Arijoni la një përshtypje të fortë te drejtuesit e klubit dhe ai tashmë ka arritur një marrëveshje me ta.
Arijon Ibrahimović has signed his first professional contract at FC Bayern. The 17-year old was at Säbener Straße today together with his family and his agent. Ibrahimović will now become a member of the first team and train permanently under Julian Nagelsmann [@BILD] pic.twitter.com/16Kuak77Wz
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) December 20, 2022
Ibrahimoviç konsiderohet si një nga xhevahiret e kampusit të klubit gjerman. Ai luan kryesisht si mesfushor ofansiv.
Nga nëntë ndeshjet e tij me ekipin U-17 të Bayernit, Arijoni realizoi dy gola dhe dhuroi tre asistime.
