Skenat e pritjes spektakolare të kombëtares së Argjentinës në Buenos Aires pas fitores së Kupës së Botës në Katar bënë xhiron e botës, ndërsa mediat amerikane ESPN dhe FOX Sports në njoftimet e tyre prekën edhe Kroacinë.
Përkatësisht, në statuse kanë shfrytëzuar të dhënat për numrin e banorëve të Kroacisë (4 milionë), e cila në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror u eliminua nga Argjentina, por në fund fitoi medaljen e bronztë duke fituar ndaj përzgjedhjes së Maroku.
“Numri i njerëzve në rrugët e Buenos Aires është i barabartë me numrin e banorëve të Kroacisë,” njoftoi ESPN me një video të njerëzve që lëvizin përgjatë një prej rrugëve kryesore në Buenos Aires.
The same amount of people as the entire population of Croatia are reportedly in Buenos Aires right now 😳🇦🇷🏆
(via @facudelreal) pic.twitter.com/bEzpeObS8d
— ESPN FC (@ESPNFC) December 20, 2022
Një njoftim të ngjashëm është bërë shumë shpejt nga Fox sports, e cila u përpoq të tregonte gjithçka në mënyrë grafike.
An estimated 4 million people flooded the streets of Buenos Aires for Argentina’s victory parade, roughly the same amount of people as the population of Croatia 🤯😳 pic.twitter.com/inKIu8NfOJ
— FOX Soccer (@FOXSoccer) December 20, 2022
Pas kthimit në vendlindje, argjentinasve iu bë një pritje e pa parë askund në histori dhe që ndoshta nuk do të ndodhë më kurrë.
Delegacioni argjentinas u kthye në shtëpi dje herët në mëngjes dhe festa kryesore filloi më vonë gjatë ditës kur autobusi që transportonte lojtarët u përplas në rrugët e Buenos Aires-it në rrugën e tyre për në pallatin presidencial.
Sipas disa vlerësimeve 5.5 milionë njerëz dolën në rrugë, dhe në fund lojtarët duhej të shkonin në pallat me helikopter sepse festimi doli plotësisht jashtë kontrollit në një moment.
