Të fundit

Messi tronditi legjendën: “Më tregoi planin e tij dhe askush në histori nuk e ka bërë këtë!”

Argjentina po feston marrëzisht dhe nuk e ka ndërmend të ndalet. Në qendër të të gjitha ngjarjeve është Lionel Messi.

Kapiteni 35-vjeçar i Argjentinës më në fund mori trofeun e shumëdëshiruar në paraqitjen e tij të pestë në Kupën e Botës, i cili duket se nuk duhet të jetë i fundit.

Të paktën kështu pretendon një tjetër legjendë e futbollit argjentinas, Jorge Valdano.

Valdano zbuloi se Messi, në një bisedë private që kishte me të, ia ka treguar planin e tij para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

“Kur kamerat nuk ishin të ndezura, ai më tha se nëse e fitonte kampionatin në tentativën e tij të pestë, do ta fitonte edhe të gjashtën! Ai më tha që asnjë lojtar në histori nuk e kishte bërë këtë. Unë iu përgjigja se thjesht nuk ishte e mundur, por ai më tha: ‘Nëse do të bëhem kampion bote, do ta vesh fanellën e kombëtares deri në kampionatin tjetër'”, tha sulmuesi legjendar i Realit, i cili fitoi kampionatin botëror në vitin 1986, dhe sot punon si komentator televiziv.

imazh

Biseda e përmendur ka ndodhur gjatë një interviste televizive të zhvilluar para Kupës së Botës, por prapa kamerave.

Nëse historia e treguar nga Valdano rezulton e vërtetë, Messi do të bëhej i pari në histori që luan në gjashtë Kupa Bote.

Më pas, në verën e vitit 2026, ai do të ishte 39 vjeç.

Messi tashmë ka treguar se e pamundura thuajse nuk ekziston për të. Në Kupën e Botës 1994, 42-vjeçari Roger Milla luajti në Botëror. 40-vjeçari kanadez Atiba Hutchinson luajti këtë vit në Katar, kështu që pse jo një 39-vjeçar i veçantë si Messi të jetë në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci