Pasi që mbrëmë regjistroi fitoren e parë në Ligën ENBL, Sigal Prishtina e zhvillon sot ndeshjen e dytë në këtë garë.
Sonte me fillim nga ora 18:30, Sigal Prishtina zhvillon ndeshje në rolin e mysafirët kundër Polski Cukier Start Lublin. Përballja zhvillohet në palestrën “CRS Hala Zielona Gora”.
Sigal Prishtina deri tani ka regjistruar një fitore dhe dy humbje, krahas Lublin që ka zhvilluar vetëm një ndeshje, të cilën e ka fituar kundër Tal Tech.
Sigal Prishtina dhe Polski Cukier Start Lublin pozicionohen në Grupin A, ku gjiganti kosovar zë vendin e dytë në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe lideri Budivelnyk por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Lublin zë vendin e pestë në tabelë me dy pikë të arkëtuara pas vetëm një ndeshjeje të zhvilluar.
18:30 Sigal Prishtina – Polski Cukier Start Lublin
