Të fundit

Armando Broja përfundon me sukses operimin në gju

Armando Broja i është nënshtruar sot ndërhyrjes kirurgjikale në ligamentin e gjurit që kishte këputur pak ditë më parë në një miqësore të Chelseas ndaj Aston Vilës.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, kishte këputur ligamentet dhe ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme për sulmuesin, që tashmë nis një periudhë të gjatë riaftësimi.

Ai tashmë ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale dhe ka filluar rrugën drejt rikuperimit.

“I lumtur të them që kalova sot në mëngjes një operacion të suksesshëm. Koha që të pushoj para se të filloj rrugën time drejt rikuperimit. Faleminderit edhe një herë të gjithëve që më kanë dërguar mesazhe mbështetëse”, shkruante Broja në postimin e tij në rrjetet sociale me një foto nga dhoma e tij në spital pas ndërhyrjes.

Tani pritet që Broja të nisë një periudhë të gjatë riaftësimi, e cila minimalisht do ta lërë atë jashtë fushave të lojës deri në fazën përgatitore të edicionit të ardhshëm futbollistik, ku ai pritet të jetë përsëri i gatshëm për klubin e Chelsea dhe kombëtaren shqiptare të futbollit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci