Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka siguruar medaljen e argjendtë në Masterin e Xhudos të mbajtur në Jerusalem të Izraelit.
Fazliu u ndal në finale nga xhudistja nga Japonia, Miku Takaichi.
Ajo garoi në kategorinë deri në 63 kiliogramë, ndërsa kaloi tre kundërshtare për të arritur deri në finale.
Me medalje në Masterin e Izraelit ishte stolisur edhe Distria Krasniqi, ajo fitoi medaljen e artë.
