Federata e Futbollit e Kosovës ka demantuar lajmin se nuk është licencuar nga Ministria e Kuluturës Rinisë dhe Sportit.
Sipas një njoftimi të publikuar nga FFK-ja, Ministria e Kuluturës Rinisë dhe Sportit nuk ka asnjë vendim ku thuhet se FFK-ja nuk është licensuar.
“FFK ka aplikuar në afatin e paraparë dhe i ka bashkëngjitur me kohë dokumentet e kërkuara nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive (KFLFS). Nga ky komision kemi marrë përgjigje për disa dokumente shtesë dhe menjëherë e kemi informuar se do t’i plotësojmë këto dokumente brenda afatit të caktuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
