Të fundit

Salt Baes nuk i lejohet të marrë pjesë në finalen prestigjioze të futbollit pas veprimeve në Katar

Shefit të famshëm turk Nusret Gokçe, i njohur më mirë si Salt Bae, i është refuzuar kërkesa për të marrë pjesë në finalen e kompeticionit më të vjetër të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Salt Bae ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Botës në Katar dhe aty shkaktoi shumë komente negative pasi preku kupën edhe pse nuk i lejohet, e më pas e ka ndjekur Messin nëpër fushë për të bërë një foto me të.

Shefi i kuzhinës ishte këmbëngulës dhe nga Messi ishte e qartë se nuk kishte as kohë dhe as dëshirë për të bërë një foto me të. Për shkak të kësaj, turku shkaktoi indinjatë tek tifozët.

Kjo ishte arsyeja që ai mori një refuzim të dhimbshëm. Përkatësisht, atij iu ndalua pjesëmarrja në finalen prestigjioze të Kupës së Hapur të SHBA, kompeticioni më i vjetër i futbollit në SHBA.

“Salt Bae i ndalohet me këtë rast të marrë pjesë në finalet e Kupës së Open US”, thanë organizatorët në Twitterin e tyre zyrtar.

Finalja e Kupës së Open US është prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve të famshëm që në fillimet e saj.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci